Acı Hayat

Acı Hayat
ZhanriDramë
Aksion
Shkruar ngaAybars Bora Kahyaoğlu
Soner Pehlivan
Tangül Sınav
İsa Yıldız
Regjia ngaAbdülkadir Ceylan Ede
Shteti i origjinësTurqia
Gjuha origjinaleTurqisht
Nr. i sezoneve2
Nr. i episodeve59
Prodhimi
Producenti/jaOsman Sınav
Kohëzgjatja90 minuta
Publikimi origjinal
RrjetiShow TV
Publikimi25 qershor 2007

Acı Hayat (shq. Jetë e Hidhur) me regji të Abdülkadir Ceylan Ede është një serial televiziv turk, i transmetuar në rrjetin Show TV [tr] prej 14 dhjetor 2005 deri më 25 qershor 2007.

Kosovë u transmetua përmes kanalit televiziv RTV21 në vitin 2009[1], duke bërë historinë si seriali i parë turk i lokalizuar për publikun kosovar.[nevojitet citimi]Shqipëri u transmetua gjatë vitit 2012 në TV Klan.[2]

Përmbajtja

Mehmet (Kenan İmirzalıoğlu) është një djalë i varfër, i cili është shumë i dashuruar me Nerminen (Selin Demiratar) nga lagjja e tij. Ai punon si saldator në një kantier detar ndërsa Nerminja është manikyriste në një nga kolegjet më të njohur. Qëllimi i tyre i vetëm është të martohen dhe të kenë një shtëpi të këndshme. Kështu, ata përpiqen të heqin qafe varfërinë duke punuar më shumë çdo ditë.

Por, pa marrë parasysh sa përpiqen, ata kurrë nuk fitojnë mjaft para për të realizuar ëndrrën e tyre për t'u martuar dhe për të pasur një shtëpi të këndshme. Kur Nermin është gati të humb shpresën e lumturisë, ajo has një nga playboys të Stambollit, Ender (Oğuz Galeli).

Nerminja fillon t'i afrohet jetës joshës të Enderit dhe largohet nga dashuria e jetës së saj; Mehmeti. Ajo e lë jetën e saj të vjetër të varfër dhe dashurinë e saj të vetme të vërtetë dhe fillon një jetë të re në pasuri me Enderin.

Nga ana tjetër, Mehmeti shkatërrohet shumë kur Nermin e lë për një burrë tjetër. Ai premton të hakmerret ndaj burrit që ia vodhi të dashurën. Prandaj, Mehmeti përpiqet të mashtrojë Filizin (Ebru Kocaağa) e cila është motra e Enderit. Edhe pse ende e do Nermin, ai përpiqet të maskojë ndjenjat e tij dhe të praktikojë konkretisht hakmarrjen e tij.

Personazhet

Aktori Personazhi (turqisht/shqipëruar) Epizodat
Kenan İmirzalıoğlu Mehmet Kosovalı (Mehmet Kosovali) 1-59
Selin Demiratar Nermin Yıldız (Nermin Jëlldëz) 1-59
Oğuz Galeli Ender Kervancıoğlu (Ender Kervanxhollu) 1-59
Ebru Kocaağa Filiz Kervancıoğlu (Filiz Kervanxhollu) 1-59
Ahmet Yenilmez Hasan 1-59
Ekin Türkmen Özlem Kosovalı (Ozlem Kosovali) 1-59
Murat Soydan Celal Kosovalı (Xhelal Kosovali) 1-59
Meral Orhonsay Sultan Kosovalı (Sulltan Kosovali) 1-59
Ferdi Merter Sefa Kervancıoğlu (Sefa Kervanxhollu) 1-56
Anta Toros Belkıs Kervancıoğlu (Belkis Kervanxhollu) 1-59
Turgay Tanülkü Sabri Yıldız (Sabri Jëlldëz) 1-8
Nalan Başaran Asiye Yıldız (Asije Jëlldëz) 1-59
Özlem Turhal Müge (Myge) 1-59
Gülseven Yılmaz Melek 1-59
Tekin Temel Şükrü (Shykry) 1-59
Uğur Taşdemir Çağdaş (Çadash) 5-57
Mehmet Polat Bekir Karadağ (Bekir Karadag) 6-51
Murat Yatman Beton 8-58
Süleyman Arslan Sülo (Sylo) 8-58
Enis Aybar Uzun 8-58
Şahin Çelik Terzi (Rrobaqepësi) 32-58
Hüseyin Elmalıpınar Numan 32-58
Ercan Demirel Rahman Maraş (Rahman Marash) 9-23
Halil İbrahim Kalaycıoğlu Topal İzzet (Topal Izet) 10-58
Atilla Eroğlu Vahdet Çeliksoy (Vahdet Çeliksoj) 29-58
Muhammet Ali Tuncer Adnan 42-58
Gökcan Gökmen Ajsu 29-59
Burak Çevik Kyçyk Mehmet 1-59
Atilla Engin Savxhë 4-56
Atilla Çelikli Xhevher Bullut 46-53
Fatih Yıldız Avukat Şamil (Avokati Shamil) 20-59
Leyla Başak Eda 1-6
Recep Cinisli Tekin Gür (Tekin Gyr) 3-6
İbrahim Gündoğan Remzi 4-5

Transmetimi

Sezoni Dita dhe ora Fillimi i sezonit Fundi i sezonit Viti i sezonit Kanali
1 E mërkurë 20:00

E hënë 21:15

14 dhjetor 2005 12 qershor 2006 2005-2006 Show TV
2 E hënë 20:15 9 tetor 2006 25 qershor 2007 2006-2007

Referime

  1. ^ cite_ref-1 Morina, Luan (2009-08-20). "Vitet e humbura në RTV21". Bllogu për televizion. Arkivuar nga origjinali më 2022-11-25. Marrë më 2022-11-25.
  2. ^ cite_ref-2 "JETE E HIDHUR SE SHPEJTI NE TVKLAN". YouTube. TV. 2012-08-23. Marrë më 2022-11-25.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Content Disclaimer

Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.

  1. The information displayed on this website is sourced in part or in whole from Wikipedia and has been adapted for the purpose of restating it. We strive to provide accurate and relevant information, however:
  2. There is no guarantee of absolute accuracy. Wikipedia is an open, collaborative project that can be edited by anyone, so information is subject to change.
  3. It is not intended to constitute professional advice. The content displayed is for informational and educational purposes only. For important decisions (e.g., medical, legal, or financial), please consult a professional.
  4. Content copyright. Wikipedia is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike License (CC BY-SA). This means that content may be reused with appropriate attribution and shared under a similar license.
  5. Responsible use. Any risk arising from the use of information from this website is entirely the responsibility of the user.